Shkëlzen Jetishi-Xeni ka njoftuar se do të largohet për pak kohë nga muzika për shkak të shëndetit.
Ai njoftoi përmes rrjeteve sociale se pas një intervenimi kirurgjik dhe në konsultim me mjekët, ai do të pushojë dhe do të anulojë të gjitha aktivitetet muzikore.
“Të dashur miq, dashamirë dhe adhurues të këngës sime, pas shumë vite së bashku në shumë koncerte,albume,ahengje familjare dhe aktivitete të ndryshme muzikore,duke i qëndruar besnik këngës popullore, edhe ne kohë të vështira ku aktivitetin muzikor e kishim të ndaluar, dua të ju falëderoj për përkrahjen e pa ndalshme në kohë dhimbje dhe gëzimi.
Pa mbështetjen tuaj të vazhdueshme, nuk do të isha Xeni që jam sot. Të gjitha të arriturat i konsideroj si vlerë të përbashkët.
Pas shumë viteve angazhim të pa ndalshëm, dhe pas intervenimit kirurgjik qe kom pase, ne konsultim me mjekun,kam vedosur që këtë vit të pushoj dhe te anuloj te gjitha aktivitetet e mija muzikore.
Gjatë kësaj periudhe, do të përpiqem ti përkushtohem familjes, shokëve dhe miqve të cilëve ju kam munguar për shumë vite.
Shpresoj që do më mirëkuptoni dhe uroj që vitin e ardhshëm të jemi shendosh e mirë.Do i madhi zot,e me kënaqësi do ngjitem prap ne skene, duke këndu këngën e mirfilltë shqipe deri në frymën e fundit”, ka shkruar Xeni.
Shërim të shpejtë./Prive.al