Na vije keq Nora, por Rene ta ka kaluar.
Ajo qysh tash ka nisur të ketë lëvizje të shkëlqyera në vallëzim dhe është e pandalshme.
Vajza e këngëtares Nora Istrefi, Rene Berisha, është një fëmijë shumë i gjallë dhe tejet e ëmbël.
Familja e saj ndodhet për pushime në Turqi, dhe mbrëmjet e kaluara me Rene do të mbahen mend.
Në resortin ku ata po qëndrojnë ka pasur mbrëmje argëtuese, ndërsa Rene është ajo që e ka mbajgur shpirtin e ndejës gjallë, duke vallëzuar mu në mes të të gjithëve.
Vogëlushja ka shumë sharmë dhe është e pareiztueshme nga ëmbëlsia, ndërsa ata që e kishin rrethuar në pistën e vallëzimit po argëtoheshin shumë me performancën e saj.
Diku më larg, dëgjohet zëri i Robertit, babait të saj, tek i thotë: “bravo Rene”. /Prive.al