Will Smith po komploton rikthimin e tij të madh pas skandalit në Oscar

By

Ylli i filmit fitues i Oskarit, Will Smith, ka qenë shumë në lajme muajt e fundit – edhe pse asnjë prej tyre nuk ka qenë për shkak të aktrimit të tij. Sidoqoftë, kjo mund të ndryshojë, pasi mund të jetë zbuluar lëvizja e parë e madhe e aktorit pas incidentit famëkeq në Oscar.

Sipas një raporti nga The Sun, Smith është aktualisht në punë për një rikthim që do ta risjellw atw nw rolin e tij si Dr. Robert Neville në një vazhdim të klasikut të vitit 2007 I Am Legend.

Raporti pretendon se kompania e Smith aktualisht është duke prodhuar filmin në Westbrook Studios. Raportet tregojnë se Akiva Goldsman do të rikthehet sërish për këtë projekt pas përshtatjes së romanit të Richard Matherson për ekran për filmin e parë.

Një burim tha për Sun se aktualisht asnjë skenar nuk është nënshkruar, por filmi do të shfaqë Smith pavarësisht incidentit të Oscars që e ka përjashtuar atë nga eventi për dekadën e ardhshme. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm