‘Walter White’ po dhuron plazmën e tij për pacientët me COVID-19

By

Ylli i “Breaking Bad” që u bë i njohur me rolin e Walter White, Bryan Cranston u ka bërë thirrje fansave të tij që “të mbajnë atë maskë të mallkuar”, pasi zbuloi se ai kishte kontraktuar  Covid-19.

Në Instagram, aktori ndau lajmin kishte qenë “një nga ata me fat” që i mbijetoi virusit.

“Përshëndetje. E di se tani po ndiheni si të lidhur, duke kufizuar lëvizshmërinë tuaj dhe si unë, jeni lodhur nga kjo!!” ai shkroi. “Epo, unë thjesht dua t’ju inkurajoj që të keni pak më shumë durim. Unë isha goxha i rreptë në respektimin e protokolleve dhe akoma … Unë kontraktova virusin. Po. Kjo tingëllon frikësuese tani që mbi 150,000 amerikanë kanë vdekur për shkak të tij. Unë kam qenë një nga ato me fat.”

Cranston gjithashtu ndau një video në Qendrën e Dhurimit të UCLA, ku kishte shkuar për të dhuruar plazma. Shkencëtarët thonë se njerëzit që testojnë pozitivisht për virusin mund të kenë antitrupa në plazmën e tyre që mund të ndihmojnë pacientët e tjerë me koronavirus. /Prive.al

Burimi: CNN

Artikuj të ngjashëm