Reperi amerikan Drakeo the Ruler ka vdekur pasi u godit me thikë në një festival muzikor në Los Angeles.
28-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit ishte Darrell Caldwell, ishte planifikuar të performonte në festivalin ‘Once Upon a Time’ në Los Angeles të shtunën mbrëma.
Artisti thuhet se u godit me thikë gjatë një sherri në prapaskenë rreth kohës kur ai do të performonte.
Policia e Los Angeles po heton, por u tha gazetarëve se deri të dielën në mëngjes nuk ishte bërë asnjë arrestim.
Drakeo the Ruler kishte më shumë se 1.5 milionë dëgjues në muaj në Spotify dhe bashkëpunoi me reperin kanadez Drake në këngën “Talk to Me”.
Raportet thonë se reperi më pas u dërgua në spital, por më vonë vdiq nga plagët e marra.
Duke shkruar në Twitter, Snoop Dogg tha se ai kishte qenë “në dhomën time të zhveshjes kur u informova për incidentin dhe zgjodha të largohesha menjëherë nga terreni i festivalit”.
“Ngushëllimet e mia shkojnë për familjen dhe të dashurit e Draeko,” tha ai. “Po lutem për paqe në hip-hop”.
Ndërsa lajmi për vdekjen e Drakeos u përhap, interpretues të tjerë ndanë ngushëllime në rrjetet sociale.
“Gjithmonë e zgjove shpirtin tim me energjinë tënde. RIP Drakeo,” shkroi Drake.