Ky vogëlush të cilin po e shihni në këtë fotografi, sot është një artist i njohur i cili solli hite të shumta përgjatë viteve të fundit.
Bëhet fjalë për Skerdin, i cili së fundmi erdhi në bashkëpunim me Gjikon për këngën ‘Si Buggati’ – projekt ky i cili mblodhi mbi 11 milionë klikime në një muaj.
Skerdi hapi arkivat dhe nxori një fotografi në kohën kur ishte fëmijë, të cilën e publikoi në instastoryn e Instagramit.
‘Skerdi i vogël’ ishte përshkrimi që artisti ia bashkëngjiti imazhit.
Këngëtari i cili është pjesë e Redbox ka qenë goxha i angazhuar me koncerte pas këngës së fundit, duke mbyllur sezonin veror me sukses./Prive.al