Publikohen pamjet e koncertit madhështor të Unikkatilit në Durrës (VIDEO)

By

Janë publikuar disa pamje të shkurtra nga koncerti madhështor i Unikkatilit, të mbajtur më 4 gusht në stadiumin e Durrësit.

Ka qenë reperi Klepto – bashkëpunëtori i Katilit, ai i cili postoi një video në profilin e tij në Instagram, për të treguar pak a shumë atmosferën që mbretëroi atje për të gjithë ata që munguan.

Unikkatili dhe grupi i tij TBA, disa prej tyre, performuan para mijëra njerëzve duke krijuar një natë të paharruar, pasi kjo shfaqje ka qenë e para për reperin atje.

Kujtojmë se Unikkatil nuk organizon shpesh koncerte.

Këtë vit, artisti performoi në një klub në Zvicër duke vazhduar në Durrës.

Pak ditë më parë, Klepto bëri të ditur se ai po vjen me një videoklip i cili do të përmbajë pamje nga koncerti i Durrësit, por ai nuk dha detaje më të hollësishme rreth projektit./Prive.al

View this post on Instagram

20 Years and we still out here 👐🏿

A post shared by KLEPTO (@klepto4real) on

Artikuj të ngjashëm