Është njëri prej çifteve më të dashura për publikun shqiptar.
Andrra Destani dhe Sinan Hoxha u kurorëzuan me martesë disa vite më parë dhe sot kanë një fëmijë bashkë.
Këngëtari sot feston ditëlindjen, dhe padyshim se urimi më i mirë i erdhi nga bashkëshortja e tij.
Andrra zgjodhi një fotografi nga dasma ku shihet duke e puthur burrin, për ta uruar atë në mënyrën më të veçantë.
‘Gëzuar ditëlindjen jetë’, ka shkruar ajo.
Çifti së fundmi ishte në dasmën e këngëtarit Enis Bytyqi, i cili është mik i çiftit, ku shkëlqyen me pamjen e tyre.
Urime ditëlindjen Sinan!