Vjen në jetë fëmija e i parë i aktorit të famshëm turk

By

Aktori shumë i dashur turk Kıvanç Tatlıtuğ është bërë baba për herë të parë.

Tatlitug, 38 vjeç, e ka bërë të ditur lajmin e lumtur në llogarinë e tij në Twitter.

Ai shkruan për ndjenjën e jashtëzakonshme të të bërit baba dhe falënderon të gjithë për urimet.

“Faleminderit Zot, ne e kemi marrë Kurt Efen tonë në krahë me shëndet të mirë. Lumturia jonë është e papërshkrueshme. I dhuroftë kujtdo që e dëshiron. Başak dhe unë ju falënderojmë shumë për të gjitha urimet tuaja të mira. Jam i lumtur që ju kam”, shkroi ai. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm