Sot ka festë në familjen e këngëtares Mirsa Kërqelit.
Ajo njoftoi përmes Instagramit se është bërë hallë pasi në jetë erdhi nipi i saj i cili quhet Odej.
Këngëtarja publikoi një fotografi të fëmijës së porsalindur duke shkruar: “Mirë se erdhe nipi i dashur Odej. Paq fatin e botës loqka e hallës. Ishalla rritesh i lumtur pranë prindërve dhe gjithë familjes”.
Ndryshe, Mirsa është nënë e dy fëmijëve dhe për shkak të familjes ajo është distancuar nga muzika duke mos qenë aktive për vite me radhë.
Urime!/Prive.al