Vjen milioni i parë për Norën

By

Me projekte artistike, skenës muzikore shqiptare i mungoi për një periudhë relativisht të gjatë.

Edhe këngën e re, e paralajmëroi për një kohë të gjatë dhe e shtyu disa herë deri në momentin e publikimit.

Por me gjithë zvarritjet dhe pritjen e gjatë, gjithçka ia vlejti! Projekti i Nora Istrefit i titulluar ‘Sa t’kom dasht’ u vulos si hit dhe sukses në pak minuta nga publikimi.

Ky lloj i ri i muzikës me të cilën manovroi Nora u mirëprit nga publiku dhe hasi në kritika tejet pozitive.

E natyrisht se kjo do reflektohej më së miri në këngën e re e cila shpërtheu me shikime në Youtube, duke thyer rekorde të artistes.

‘Sa t’kom dasht’ pa i mbushur katër ditë të plota nga publikimi tashmë ka arritur shifrën e mbi një milionë shikimeve.

Teksa ne shijojmë këtë projekt të këngëtares, Norës i mbetet të na befasojë sërish brenda pak muajsh. Dhe, s’kemi dyshim për një gjë të tillë! /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm