Vjen milioni i parë për ‘BS’

By

Projekti ‘BS’ nga Getoar Selimi dhe Onat që prej fillimit ishte i destinuar të komentohej shumë.

Fillimisht rrodhi si variant i pa kompletuar në Youtube e shumë zhurmë u bë edhe të dielën kur u lançua.

U fol për ‘vjedhje’ të instrumentalit ndërsa edhe aksesorët luksoz të Getit zunë vend në shtypin rozë.

E nuk thuhet kot se çdo publicitet është publicitet i mirë. Komentimi e ka bërë të veten duke bërë që ky projekt të ec tejet mirë në Youtube.

Fiks katër ditë nga momenti i publikimit, kënga ka tejkaluar shifrën e një milion shikimeve në Youtube.

Ndryshe, shumë shpejt priten edhe projekte të reja nga Babastars qoftë si grup i plotë por edhe në duete me njëri-tjetrin. /PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm