Kur Turqia ka befasuar me zhvillimet e orëve të fundit, pa u kuptuar mirë rrjedhoja e grushtetit, ka pasur reagime nga fytyrat publike.
I pari që i ka dalë në mbrojtje Presidentit Rexhep Tayip Erdogan ka qenë reperi Arian Agushi, i njohur për tendencën pro islamike.
‘O ZOTI IM RUAJ NJEREZIT E PAFAJSHEM NE TURQI DHE SHKATRROJ ZULLUMQARET’ – ka deklarua ai në foton ku shfaq të parin e Turqisë përpara një turme të madhe përkrahësish.
Mes tjerash, Gold AG ka replikuar edhe me komentues kundër Erdoganit të cilëve u ka dërguar si link, një prej fjalimeve ku Presidenti turk përkrah fuqishëm, të paktën me fjalë, Kosovën. /Prive.al/