Vjen lajmi i shumëpritur nga Leonora!

By

2019-ta është viti i dytë pa projekt muzikor nga këngëtarja Leonora Jakupi.

Adhuruesit e muzikës së saj, projektin ‘Pa asnjë dyshim’ e kanë të fundit në listë, në 2017-tën.

Por, nëse 2018-ta kaloi pa projekt të ri, sivjet pritja do të marrë fund.

Prive.al nga burime pranë këngëtares ka arritur të kuptojë se Leonora tashmë ka finalizuar këngën e saj më të re të shoqëruar me videoklip.

Kënga e punuar nga Irkenc Hyka me tekst të Mumës do ta sjellë këngëtaren në zhanrin që i shkon më së shumti.

Jo zyrtarisht, mësohet se pritja për projektin e ri merr fund përgjatë kësaj jave ndonëse data e saktë e publikimit varet nga montazhi i klipit të punuar nga Max Production. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm