Ditë më parë, Dukesha e Cambridge, Kate Middleton dhe Princi Ëilliam u bënë prindër për herë të tretë me radhë.
Middleton solli në jetë një djalë, emrin e të cilit thanë se nuk e kishin zgjedhur akoma e në internet shpërthyen plot shaka se ai do kishte një emër “të fortë”.
Mirëpo pas aludimeve të shumta të popullit, oborrtarët britanikë, e kanë bërë publik emrin e princit të vogël që mori zemrat e të gjithëve.
Emri i vogëlushit është bërë i ditur në Twitter, e ai do të quhet Louis.
“Fëmija do të njihet si Hirësia e tij Princi Louis i Kembrixhit”, shkruhet në njoftimin zyrtar. /Prive.al