Gjatë ditës së sotme, Mozzik dhe Loredana u bënë prindër.
Vajza e tyre me emrin Hana erdhi tashmë në jetë.
Ka qenë Mozzik ai që e dha i pari lajmin me një përshkrim shumë emocionues.
Para pak minutash, u deklarua edhe Loredana e cila përmes një postimi të gjatë shpjegoi se është personi më i lumtur në botë pasi u bë nënë.
“Pra miqtë e mi. Vajza ime Hana është këtu. Duhet të them tani se unë jam personi më lumtur në botë. Nuk kam ide se çfarë është qëllimi i juaj në jetë mirëpo i imi ishte gjithmonë FAMILJA. Kam punuar shumë gjatë gjithë vitit, ndërsa Hana ishte e fshehur në stomakun tim dhe kurrë nuk kam dashur t’ju them se unë në fakt isha duke kaluar nëpër diçka tjetër. Unë jam njeri i familjes. Faleminderit Zot dhe ju falënderoj çdo njërin prej jush që më keni bërë të ndihem mirë gjatë shtatzënisë, edhe pse nuk i dinit të gjitha. Pra ju them tani, 2019 është viti im. 2018 ishte vetëm një shije. Falë burrit tim Mozzik ti je më i miri në botë”, shkroi ndër të tjerash ajo.
Urime Loredana dhe Mozzik./Prive.al