Që prej verës, një prej çifteve të shoubizit shqiptar, Dardan Berisha dhe Florenta Islami vazhdimisht përfliten mbi një ndarje të mundshme.
Mungesa e paraqitjeve të përbashkëta, fjalët nga rrethi i afërt i tyre e fshirja e fotove të përbashkëta ishin vetëm disa prej indikacioneve se një ndarje ka ndodhur me të vërtetë.
Madje, thashethemet flisnin edhe për një lidhje të re të Dardanit por duket se çdo gjë mes tij dhe Florentës më në fund është qartësuar dhe çifti janë ribashkuar!
Një gjë e tillë është lënë të kuptohet nga një postim i mikeshës së Florentes, modeles Afërdita Dreshaj me të cilën, çifti ka pritur vitin e Ri.
Dy shoqet janë bërë bashkë me dy partnerët në Pragë të Çekisë për të pritur bashkë dhe më të dashuruar se kurrë, 2018-tën.
Ju shkoftë mbarë! /Prive.al