Rita nuk guxon të publikoj këngë solo?!

By

Këngëtarja Rita Ora aktualisht ka probleme me karrierën e saj muzikore. Sipas një burimi të gazetës britanike ‘The Sun’, artistja nuk mundet të publikoj as edhe një këngë solo deri sa të shkëputet nga kontrata me Jay Z.

Për këtë arsye, The Sun shkruan se Ora është bashkuar me një trio muzikore të hip hopit për këngën e re.

WSTRN boy është grupi i përzgjedhur i Ritës për projektin e ri që pritet të lançohet pas disa muajsh.

Klipi i fundit i saj është ‘Coming Home’ me Sigmën që ka pasur duetin me Chris Brown.

Artikuj të ngjashëm