VIP-at shqiptarë që u përlotën në emision, shkak u bënë familjet e tyre

By

Kur foli për të birin e saj Tianin në Prive, Tuna si një nënë e re dhe shumë e përkushtuar, nuk i mbajti dot lotët.

Ishte hera e parë që ajo fliste publikisht për mëmësinë ndërsa lotët u bënë pjesë e intervistës e cila u bë virale, ngase ajo aty sqaronte edhe problemet familjare me anëtarët e shtëpisë së Patris Berishës.

Më pas, ishte Fjolla Morina që nuk i ndali lotët kur foli për nënën e saj, e cila po vuan nga një sëmundje e rëndë.

Edhe Arilena Ara u pa me lot në sy në emisionin Xing me Ermalin, kur kujtonte babain e saj duke thënë se ai kishte qenë përkrahja më e madhe për të gjatë tërë karrierës. Ajo u përlot shumë kur në emision iu lëshua një video e shkëputur nga shumë vjet më parë, kur Arilena po merrte pjesë në spektaklin “Gjeniu i Vogël”.

 

Pas Fjollës, Bora Zemani u përlot kur u pyet për Arborin djalin e saj, e në emisionin e Pasdites në TV Klan ajo u pa me lot në sy derisa po i shihte ca imazhe në ekran gjatë transmetimit live.

Edhe Irma Libohova në pasditen e djeshme ka qarë në emisionin e Pasdites me Rudina Magjistarin, duke folur për bashkëshortin e saj.  Ajo ka rrëfyer me lot në sy për humbjen e bashkëshortit si dhe mrekullinë që i ndodhi tre ditë më pas.  Kishin kaluar vetëm tri ditë kur Besniku u nda nga jeta dhe Irma mësoi një lajm tjetër të bukur. Një jetë sapo kishte ikur, por një tjetër do të vinte. I biri i dha lajmin se do të bëhej gjyshe dhe pikërisht në atë kohë, nuk mund të kishte ndjesi më të ëmbël, megjithëse e shoqëruar me keqardhjen që bashkëshorti nuk e mësoi dot.

Artikuj të ngjashëm