Të dielën Flori Mumajesi në “Këngën Magjike” – kjo është kënga me të cilën prezantohet

By

Pa energji elektrike dhe në kushte të vështira pune, kantautori i njohur shqiptar e ka regjistruar këngën me të cilën këtë vit konkurron në festivalin “Kënga Magjike”.

Këngëtari ka kohë që e ka paralajmëruar pjesëmarrjen megjithatë, lajmi se kur do prezantohej s’ishte bërë i ditur.

Është miku i tij Klajdi Haruni ai që ka publikuar në profilin e tij në Instagram një video, në të cilën shihet duke e ndezur gjeneratorin e studios për të vazhduar punën.

Kënga me të cilën Flori këtë javë prezantohet në Këngën Magjike do të quhet “Nuk të dua dot më pak”, ndërsa këngëtari rikthehet në festival pas vitit 2015-të ku mori pjesë me këngën “Me fjalë të vogla t’kam dashtë”. /Prive.al

View this post on Instagram

Te dielen… @iamflorimumajesi

A post shared by Klajdi Haruni (@klajdiharuni) on

Artikuj të ngjashëm