Vijnë fotografitë e para: Nora nis pushimet vetë e dyta!

By

Pas një sezoni të ngjeshur me koncerte por njëkohësisht edhe me zhvillime në jetën private, Nora Istrefi i ka dedikuar pak kohë vetes dhe personit më të shtrenjtë të saj.

Këngëtarja ka marrë rrugë drejt Turqisë, vetë e dyta, bashkë me Renée.

Nënë e bijë kanë zgjedhur një prej resorteve më të mira në bregdetin turk për disa ditë pushimesh, mëse të merituara dhe të nevojshme.

Ky pushim vjen vetëm pesë ditë pasi u bë publik lajmi i ndarjes së çiftit Nora-Robert pas 13 vitesh bashkë e gati 5 vitesh martesë. Nora nuk ka thënë as edhe një fjalë të vetme duke preferuar që mesazhet t’i përcjellë në këtë formë indirekte, përmes fotografive të përbashkëta me Renée. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm