Vijnë edhe mesazhet e para e të ndjera për Adelën që ndërroi jetë! (FOTO)

By

Është aktori i shfaqjes Protokalli, Florjan Binaj, ndër të parët që ka shprehur keqardhjene  tij për vdekjen e gazetares Adela Xhamani.

Meqë Adela edhe kishte punuar për një kohë në Top Channel, ajo e Florjani janë takuar e e kanë njohur njëri tjetrin.

Dhe për Adelën që ndërroi jetë siç u raportua në mediat shqiptare nga një arrest kardiak, ai ka fjalët më të ndjera për të thënë.

“Nuk di ç’të shkruaj…keqardhje pa fund për një vajzë që do mbahet mend gjithnjë për guximin e saj, për mënyrën që luftoi kundër paragjykimeve dhe që vendosi ta jetojë jetën ashtu siç donte ajo dhe jo siç donte komuniteti…por jeta nuk u tregua e drejtë me të…Lamtumirë Adela, u prehsh në paqe…Ngushëllime familjarëve”, ka shkruar Binaj.

Përvec tij, edhe Vesa Luma, Big Basta, Rozana Radi, Xehsika Ndoj e Arbana Osmani, kanë qenë ata që i kanë ngushëlluar familjarët e Adelës, për vdekjen e saj.

Nona sme besohet qe ike kshu….dhe sdua ta besoj….

A post shared by HipHop producer, Lyric Writer (@bigbastaofficial) on

Adela ndërroi jetë në mëngjesin e së dielës në banesën e saj në Tiranë. Ajo ka qenë ndër pjesëmarrëset më të spikatura të spektaklit Big Brother Albania, pasi kishte një histori mjaft interesante.

E vetme kishte marrë vendim që të hynte në këtë lojë, duke mos pasur përkrahjen as të familjes, e as të të fejuarit të saj, me të cilin u nda pasi hyri në shtëpinë më të madhe në Shqipëri, ku edhe u lidh me Bjordi Mezinin, lidhje kjo që përfundoi me ndarje. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm