Është apo s’është në lidhje? Reagon ashpër Ronela Hajati (VIDEO)

By

U tregua pak e ashpër në një intervistë për Prive këtë javë. Foli me entuziazëm për projektet e saj të reja, por kur u pyet për jetën personale, ajo nuk ishte po aq e qetë dhe e çiltër.

Këngëtarja shqiptare Ronela Hajati, këtë javë ishte protagoniste e një interviste për emisionin Prive, ku rrëfeu për anën profesionale të saj, duke shmangur diskutimin mbi jetën personale.

“Nuk e mohoj jetën time fare. Jam shumë në rregull me të gjitha. As e mohoj, as e fsheh. Thjesht nuk dua të flas sepse për momentin nuk kam dëshirë. Më ka ardhur në majë të hundës. Nuk dua fare t’i jap njerëzve llogari se çfarë bëj unë ditën, ja me kë i kaloi pushimet… I kaloj me kë të dua unë dhe bëj çfarë të më dojë qejfi. Dhe më lumtë!”, thotë Ronela.

Ajo thotë se e vetmja herë kur ta tregojë se me kë është në lidhje, është 2 muaj para dasmës, kur të vijë koha të ftojë njerëzit në festën e martesës. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm