Ky është urimi i Erës për njeriun që i qëndron përkrah

By

Pas Ledrit, ka qenë rradha e Era Istrefit për të uruar menaxherin e përbashkët, Faton Shoshin me rastin e ditëlindjes së këtij të fundit.

Në një postim ku bashkangjitur është fotoja e Shoshit, këngëtarja tashmë e njohur ndërkombëtarisht ka shkruar: ‘Falemnderit që je prezent përgjatë rrugëtimit tim jetësor dhe për ndihmën tënde të kompletoj misionin tim, misionin tonë’

Era dhe Faton Shoshi bashkëpunojnë tash e një kohë dhe shoqërohen në çdo angazhim profesional në mënyrë që gjërat të ecin si duhet.

Ndryshe, menaxheri i Erës dhe Ledrit pak kohë më parë në NIN të Klan Kosova kishte treguar se për të pasur Erën në menaxhim, ai e kishte ndjerë që nuk duhet lëshuar pe me asnjë kusht. /PRive.al/

 

Artikuj të ngjashëm