Vokalisti i grupit ”Asgjë sikur Dielli”, Alban Nimani ishte protagonisti i radhës në rubrikën Videoselfie të emisionit NIN.
Një ditë e tij nis në Prishtinë, ku ligjëron në degën e Dizajnit Grafik në Universitetin e Prishtinës. Më pas, Albani takohet me Fatos Berishën dhe niset në studion e Florent Boshnjakut ku provon këngën që do jetë pjesë e koncertit të grupit ”Gjurmët”, nesër me 29 Dhjetor.
Aventura e tij në spektaklin ”Në një javë” të udhëhequr nga Arbana Osmani nuk kishte se si të mungonte në videoselfien e tij që mbaron në disa momente me djalin e tij, para gjumit në orën 11 të mbrëmjes. /Prive.al/