Duket sikur po shohim një version të Lionel Messi që nuk kemi parë kurrë më parë. Së pari, ai haptas flet për Conmebol duke pretenduar se ata janë të korruptuar. Pastaj, ai iu drejtohet përkrahësve të Camp Nou dhe Barcelona duke dhënë një fjalim të përzemërt.
Por tani, ylli argjentinas ka ndërmarrë një hap të madh për tu fokusuar në vetvete, pasi ai është parë duke festuar me gruan e tij Antonella Rocuzzo.
Për më tepër, duket se Messi po kalon ca kohë të merituar, pasi ka dëmtuar këmbën e tij të djathte gjatë seancës stërvitore të Barcelonës, duke e shfrytëzuar kohën më të madhe për të festuar me bashkëshorten e tij.
Së fundmi, ai është filmuar në një club nate, teksa kërcente me bashkëshorten e tij.
Ata shfaqen shumë pranë njëri-tjetrit dhe shumë të lumtur, por ndërkohë që ata bisedonin në një moment, futbollisti nuk ka rezstuar dot dhe i ka prekur të pasmet e bashkëshortes.