Duda i çon ‘selame’ Unikkatilit para koncertit në Gjilan

By

Paralajmërimi i Unikkatil për koncert nesër në një diskotekë të Gjilanit duket se nuk është pritur mirë nga reperi Duda, i cili është pikërisht nga ky qytet.

Ai i ka çuar ‘selame’ Unikkatilit përmes një postimi në rrjete sociale ku shprehet: “Mirësevjen në GanGLand🔞 pa lejen tem sun e shkel at ven…😎”,

Duket se mes dyshes janë riaktualizuar armiqësitë e vjetra dhe pavarësisht viteve që kalojnë, reperi nga Gjilani ka mbetur poi  njejti, i pakompromis.

Tashmë na mbetet vetëm të shohim nëse do të ketë hapa të ndërmarrë drejt pengimit të shkuarjes së Unikkatil në qytetin e Gjilanit. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm