Ku do e kalojnë muajin e mjaltit Sinani dhe Andrra ?!

By

Martesa mes Sinan Hoxhës dhe Andrra Destanit ishte kryefjala e javës që lamë pas. Mediat dhe rrjetet sociale u vërshuan me foto të martesës së çiftit.

Por ajo që na intereson tani kur ceremonia ka përfunduar është se ku do kalojnë Sinani dhe Andrra muajin e mjaltit.

Burime të mirë informuara të Prive bëjnë të ditur se edhe në këtë rast çifti do veprojë më ndryshe. Siç organizuan dy dasma, një me familje e një me shoqëri njejtë kanë vendosur edhe për pushimet.

Dubai dhe ishujt Maldive janë vendet ku të sapomartuarit do të kalojnë pushimet e para me statusin e ri së bashku. E duke e parë se si e kanë nisur jetën bashkëshortore me gjithçka shumëzuar për dy, nuk do të përbënte çudi nëse Sinani dhe Andrra do të trashëgoheshin me dy fëmijë binjakë njëkohësisht. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm