Në kohën kur qeveria mori masa parandaluese për përhapjen e pandemisë Covid-19, Tayna, Robert Berisha dhe Rinor Hykolli ishin në Amerikë për të mbajtur koncertet.
Tayna është kthyer dje dhe është vetizoluar në Prizren tek familja, teksa menaxheri i saj Rinori dhe Robert Berisha kanë mbërritur sot përmes aeroportit të Stambollit.
Sapo erdhën në Kosovë, ndaj tyre u aplikuan masat e Qeverisë ku të gjithë udhëtarët u vendosën në karantinë tek qendra e studentëve.
Roberti e Rinori flasin ekskluzivisht për Privé nga karantina, ku tregojnë se se po ballafaqohen me kushte jo të mira dhe aspak të përshtatshme për kohën që do të jenë të izoluar./Prive.al