Ka tash e disa ditë që ‘Zemra jem’, projekti nga Tuna e Vig Poppa ka parë dritën e publikimit duke u pëlqyer shumë nga fansat e dyshes.
Me një videoklip interesant të realizuar në stilin e Snapchat, gjërat duken perfekte nga aspekti vizual megjithatë duket se gjithçka nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme.
Kjo për faktin se gjatë xhirimeve, Tunës i është ngulitur në prapanicë një gjilpërë në veshjen e realizuar nga dizejnatori Valdrin Sahiti.
Momentin interesant, këngëtarja e ka ndarë vetë me ndjekësit e saj në rrjete sociale përmes një videoje bruto nga xhirimet e projektit. /Prive.al/