Sezoni i ri i “Për’puthen” ka nisur dhe padyshim një nga djemtë e preferuar të publikut është Bruno Shemsho.
Por nëse iu është dukur fytyrë e njohur, duhet të ktheheni pas në kohë në një emision të Ermal Mamaqit.
Ju kujtohet?
Bëhet fjalë për intervistën që Ermali kishte realizuar me Arilena Arën në nëntor të vitit 2018.
Si rëndom, komediani ngacmonte të ftuarit e tij dhe këngëtarja duhej të puthte disa djem në studio me sytë mbyllur. Kjo lojë u bë që ajo të dallonte se kush ishte modeli që ajo kishte puthur në një nga videoklipet e saj
Një nga ata ishte edhe konkurrenti aktual i “Për’puthen”, ndonëse sot në ekran duket pak më ndryshe.
Më poshtë mund ta ndiqni videon e këtij segmtenti të publikuar në TikTok nga një përdorues. /prive.al