Valentina Sampaio raportohet të jetë modelja e parë transgjinore në Victoria’s Secret.
22 vjeçarja braziliane postoi një fotografi në Instagram me përshkrimin: “Prapaskena @vspink”.
Lais Ribiero komentoi duke shkruar: “ E para transgjinore për të qenë pjesë e VS. Kjo më bën shumë të lumtur”.
“Kurrë mos pushoni së ëndërruari njerëz”, shkroi ajo nën video.
Valentina është poashtu modelja e parë transgjinore që pozoi për Vogue Paris në shkurt të vitit 2017.
Por, punësimi i modeles transgjinore është kritikuar si një lëvizje cinike nga ana e markës.
Ed Razek, drejtori kryesor i marketingut në Victoria’s Secret, i cili vitin e kaluar pretendoi se modelet “transeksuale” nuk duhen punësuar “sepse shfaqja është një fantazi”, ka dhënë dorëheqjen disa ditë pasi marka e brendshme e grave punësoi modelen e saj të parë hapur transgjinore.
Razek, 71 vjeç, bëri komentet e tij në një intervistë me Vogue vitin e kaluar në të cilën ai gjithashtu pretendoi se modelet me madhësi plus nuk i përshtaten emrit të Victoria’s Secret dhe audienca nuk kishte asnjë interes për t’i parë ato. Ai më vonë kërkoi falje për fjalët e tij “të pandjeshme”.