E famshmja britanike Victoria Beckahm, hyri në Instagram për të postuar një foto, ku shihej qaforja e saj e re.
Ajo është e pasur, e famshme dhe është e martuar me njeriun më të bukur në planet, por si duket, vajza ka nevojë për më shumë fat.
Në foton e qafores së artë me një peshk, ajo shkroi:
“Një qafore vintage [term amerikan që përshkruan diçka antike me shumë vlerë]. Simboli i peshkut sjell fat të mirë.”
Edhe ajo ka të drejtë! Peshku konsiderohet shumë me fat në shumë kultura, pasi ato simbolizojnë fat të mirë – gjithashtu thuhet se sjellin pasuri dhe prosperitet. Shpresojmë që ajo të pasurohet edhe më shumë.