Veshja e pazakontë e Alban Ramosajt në ‘ODA’: Një mesazh për kritikuesit?

By

Mbrëmjen që lamë pas në një prej hoteleve të Tiranës u mbajt eventi ‘Oda’ me synimin për të mbledhur shqiptarë të suksesshëm në gjitha fushat.

Qershia mbi tortë në këtë event ishte Mario Dedivanoviq, grimeri i familjes Kardashian i cili erdhi për ‘Oda’ dhe një master-class që do ta mbajë në Tiranë gjatë ditëve të qëndrimit në vendin tonë.

E një prej të ftuarve s’kishte se si të mos ishte Alban Ramosaj, këngëtari i njohur i cili edhe performoi në eventin e organizuar nga kushërira e tij, Agnesa Hadërgjonaj.

E ndonëse të gjithë mysafirët ishin përpjekur të dukeshin sa më me klas, në sinkron edhe me ngjarjen, Albani ka vendosur të eksperimentojë pak.

Ai është veshur në kostum, por pa këmishë duke vënë në pah gjoksin leshator, për të cilin vetëm pak ditë më parë bëri xhiro nëpër internet.

Duket se me këtë gjest, Albani ka dashur të na tregojë se nuk e çan kokën për ato që thuhen dhe ndihet rehat me dukjen e tij. /prive.al

Artikuj të ngjashëm