Fituesi i Big Brother 8, Vesel Kurtishaj, ashtu edhe siç u paralajmërua mbrëmë përmes një komunikate për media, ka aderuar në PDK.
Këtë ai e ka treguar me një kolazh fotografish ku shihet përkrah kryetarit të sapozgjedhur të partisë, Kadri Veselit me librezë në dorë.
Ky është postimi i Veselit:
Une nuk jam asgje tjeter pervecse nje i ri I zakonshem si te gjithe te rinjte e tjere kosovare, me te njejtat, probleme, gezime e hidherime. Shpresoj t’a justifikoj me se miri besimin qe po me jepet, me punen time duke bere c’eshte e mundur qe zeri I te rinjve te shkoje ne institucionet e duhura dhe problemet imediate, jetike qe ata kane, si pune , arsimimi I pergjithshem dhe profesional, per t’i dhene ate qe duhet atij qe e meriton. Jo atij qe ben te fortin apo ka miqte e forte te vijne duke u zgjidhur cdo dite e me shum .Ne te rinjte jemi force jo vetem e madhe, por jemi gjaku I ri I ketij vendi, nje force qe mbart ne vrtvete plot energji pozitive e luftarake, jemi plot kurajo e ide te reja, te cilat, duke iu bashkangjitur eksperiences, intelektit, mencurise te atyre qe kane dhene kontributin e tyre ne politiken e ketij vendi shum me heret se ne, besoj se bejne me te miren qe shoqeria jone te shkoje perpara si nje shoqeri e standarteve evropiane, ashtu sic edhe na takon.