Vesa Smolica do të performojë në Varshavë të Polonisë.
Ajo është e ftuar speciale në eventin e organizuar nga shoqata “From the Depths”.
Shoqata Polake “From the Depths” do organizojë ngjarje të veçantë për të nderuar të Drejtit midis kombeve që strehuan dhe shpëtuan Hebrenjtë, në mesin e tyre edhe shqiptarët. 80 vjet pas fillimit të Luftës së Dytë Botërore dhe 75 vjet nga çlirimi ka gjithnjë e më pak të Drejtit midis Kombeve që ende jetojnë .
Kjo shoqatë do të bashkojë dhjetëra persona që ndihmuan dhe shpëtuan Hebrenjtë përfshirë ata nga Polonia, Bjellorusia dhe Shqipëria.
Poashtu, ky organizim mbledh emra të mëdhenj për të festuar 100 vjetorin e lindjes së Z. Jozef Walaszczyk, Polaku, i cili rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar jetën e 54 hebrenjve.
Në këtë event do të marrin pjesë aktori i Hollywood-it, Dean Cain, aktori izraelit , Aki Avni dhe aktori polak, Alan Anders. Poashtu do të ketë mysafirë nga showbizi Polak – Izraelit nga Kongresi Amerikan Qeveria Izraelite dhe nga Shqipëria.