Vesa Luma synon tregun e huaj? Këngëtarja ka disa projekte gati

By

Vesa Luma ka disa kohë që është tërhequr nga bota e muzikës dhe po jeton në Zelandë të Re me familjen e saj.

Ajo mund të jetë tërhequr nga publikimi i këngëve të reja, mirëpo këngëtarja thotë se ka disa këngë të reja.

Së fundmi ajo dhe Big Basta bënë të ditur, se dyshja po sjellin një projekt të ri.

Në llogarinë e saj në Instagram, ajo zhvilloi një sesion pyetjesh/përgjigjesh me ndjekësit e saj. Këngëtarja mund të ketë konfirmuar se ajo po synon tregun e huaj. Të paktën kështu na la të kuptojmë përgjigja e saj e mëposhtme.

Po ashtu ajo konfirmon se ka përfunduar një këngë të gjithën, dhe se ka një numër këngësh tjera që priten të finalizohen.

Në emër të të gjithë fansave të këngëtares, ne themi: “Vesa mos vono!” /Prive.al

Artikuj të ngjashëm