Bleta po vjen në bashkëpunim me Kreshën: Këto janë detajet!

By

Sic edhe paralajmëroi Prive disa javë më parë, një prej bashkëpunimeve që po i shtohet diskografisë shqiptare këtë verë është ai mes Bleta Brovinës dhe MC Kreshës.

Artisja e re e Diez Production ka bashkuar forcat me reperin në një këngë e cila tashmë është finalizuar.

Projekti ka gati edhe videoklipin e xhiruar këto ditë, pjesë nga i cili, vetë Bleta ka ndarë në llogarinë e përbashkët përmes një fotoje me reperin mitrovicas.

Kënga do mbaj titullin ‘Ikim’ dhe do të publikohet shumë shpejt.

Mbetet të shihet nëse do jetë një krijim muzikor i suksesshëm, ndonëse gjithë premisat çojnë drejt këtij konstatimi.

Artikuj të ngjashëm