Guns N’ Roses mund të vijë me projekte të reja

By

Kitaristi Slash është shprehur optimist se bendi i ribashkuar, Guns N’ Roses do të realizojnë projekte të reja muzikore më 2021.

Ai ka thënë që po punon së fundmi me basistin Duff McKagan në një material që pritet të jetë i pari që prej albumit të 2008-ës, “Demokraci kineze”.

“Kam kaluar shumë kohë duke shkruar dhe duke bërë i bërë demo asaj pune. Para saj, Duff dhe unë bëmë ca ushtrime, dhe po ashtu punuam në projektin e Guns-ave”, ka thënë Slash.

“Po ashtu kam pasur disa regjistrime dhe ushtrime të nevojshme mbi të gjitha, andaj kanë ndodhur shumë gjëra. Nuk ma do fort që t’i shkoj ngadalë dhe të rri kot”.

“Do të doja të mendoja që do të dalin gjëra të reja vitin e ardhshëm – nga të dyja kampet, supozoj. Është vështirë ta them, por do të doja që të nxjerrim projekte vitin e ardhshëm”.

Artikuj të ngjashëm