Vesa Luma e qerasi Big Bastën me pite: Është hera e parë që gatoi, vlerësojeni rezultatin (FOTO)

By

Edhe në Zelandën e Re ka gatuar ushqimin më tradicional të mundshëm:PITEN.

Këngëtarja Vesa Luma ka përvjelur mëngët e është futur në magje për të gatuar pite, për bashkëshortin e saj Big Bastën, i cili ka tetë muaj që qëndron larg Shqipërisë.

Luma e ka cekur në postimet e saj në Instagram, se kjo është hera e parë që gatuan pite pa asistencën e mamasë së saj dhe ia doli.

Ajo e ka finalizuar këtë produkt me sukses dhe nga imazhet, pitja duket të jetë e shijshme.

Përveç kësaj, ajo me humor ka kërkuar nga ndjekësit e saj në instagram përmes një sondazhi, që ta vlerësojnë piten e saj dhe shumica e kanë votuar si shumë të mirë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm