Një ndër ‘problemet’ që hyn në mes të çifteve shpeshherë është sporti. Femrat zakonisht nuk kanë interes në këtë fushë teksa meshkujt e shikojnë me shumë zell.
Megjithatë, për çiftin Vesa Luma dhe Big Basta është gjetur një kompromis për t’u pasur lakmi. Reperi i cili me gjasë nuk ka mundur të ndjekë ndeshjet e Tiranës dhe ato në Bundesliga ka përkrah bashkëshorten e tij.
Kjo e fundit ka ndarë në Instagram momentin kur me mesazhe i raporton rezultatet dhe golashënuesit e ekipit të kryeqytetit teksa nuk harron as të tregojë ecurinë e ndeshjes mes Bayern Munich dhe Stuttgart.
‘Kush ma din hallin duart lartë’ – ka shkruar Vesa në foton e postuar. Vajzat duhet definitivisht të marrin mësim nga Vesa kur është fjala tek relacioni me sportin. /Prive.al/