Si titullohet projekti i ri i Mozzik ?!

By

Verën e dominoi me duetin “Premtimet” të cilin e solli me Kidën. Por Mozzik dhe ambiciet e tij nuk mbarojnë me kaq për vitin 2015.

Siç raportoi Prive pak ditë më parë, reperi nga Ferizaj ka përfunduar këngën e tij të re dhe ajo që mbetet është që asaj t’i realizohet videoklipi.

E sot përmes rrjetit social, Gramozi ka zbuluar se si do të titullohet projekti i ri. “Dhezu” do të quhet krijimi i tij i ri muzikor që mendohet të lançohet në dhjetor.

Duke e pasur parasysh faktin se Mozzik ia ka dalë të ‘dhezë’ edhe me bashkëpunime por edhe me projekte solo, pa dyshim pritet që e njejta të ndodhë edhe pas disa javëve. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm