Një ditë e mrekullueshme ka qenë kjo e sotmja për çiftin Vesa Luma dhe Bug Basta.
Dyshja janë bërë prindër për herë të një djaloshi të shëndoshë që do quhet Lian, si simbolikë kujtimi për babanë e ndjerë të Vesës, Nailin.
Emocionet i ka treguar vetë Geraldi në instagram ku ka shkruar:
“Sot, jo vetem familja jote, por e gjithe bota gezon, sepse nje njeri i mire erdhi ne jete! Princi jone , shoku jone, vellai jone, DJALI JONE” !
Kujtojmë se Liani i vogël është fryt i një dashurie disa vjeçare që Vesa dhe Basta e kurorëzuan vjet me martesë në Kalanë e Lëkurasit në Sarandë./PRIVE.AL/