Këngëtarja Vesa Luma ka bërë një postim të pazakontë ditën e sotme duke i dalur në krah një prej miqve të saj për një arsye po aq të pazakontë.
Vesa ka postuar një fotografi me gazetarin Adi Krasta nën mbishkrimin: ‘Miku im i shtrenjtë, ne jemi krah teje. Gjithmonë’.
Këngëtarja në këtë formë është solidarizuar me gazetarin e njohur i cili në dy ditët e fundit u lakua në media se ka ngelur sërish pa një ekran për të transmetuar emisionin e tij.
Tërheqja thuhet të jetë bërë me presion nga qeveria për shkak të linjës tejet kritike editoriale që Krasta ndjek.
Gazetari u largua nga TCH nën dyshimet për të njejtat arsye dhe ky fat po e pret sërish, kësaj radhe në ekranin informativ News24 pas vetëm një sezoni. Kjo duket të ketë qenë arsye e mjaftueshme për Vesën e cila mbase marrë shkas nga fakti se ka një përvojë në gazetari, solidarizohet me mikun e saj të shtrenjtë të cilin e njeh që prej ‘Etheve të së Premtes’. /Prive.al