Verona ndan urimin e veçantë në përvjetorin e fejesës me Bucin!

By

Ish konkurrenti i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Ylli Dervishi, i njohur si Buci dhe e fejuara e tij, Verona Osmani sot festojnë një datë të veçantë.

6 qershori i këtij viti shënon fiks shtatë vjetorin prej që kur dyshja janë takuar për herë të parë, dhe jo vetëm.

Kjo datë shënon po ashtu propozimin e tyre, e dy vjet prej që kur Buci i kishte propozuar Veronës fejesë.

Me këtë rast, një dedikim i veçantë erdhi nga Verona.

“Shtatë vjet që kur u takuam për herë të parë. Pesë vjet më vonë në të njëjtën ditë ti më propozove mua. Nuk ka asnjë ndjenjë që krahasohet me rehatinë që më dhuron ti – e kam gjetur veten tek ti”, ka shkruar pos tjerash Verona, në një fotografi ku dyshja shihen duke u përqafuar.

Qofshi gjithmonë bashkë, Buci dhe Verona!

Artikuj të ngjashëm