Justin Bieber falënderon artisten e famshme për rikthimin në muzikë

By

Justin Bieber ka falënderuar Ariana Granden për ndihmën e dhënë për të kapërcyer frikën dhe për t’u rikthyer në muzikë.

Gjatë një interviste të fundit, 25 vjeçari foli për frikën që kishte për t’u rikthyer në muzikë dhe se si Ariana e ndihmoi atë në procesin e tij.

“Unë kisha shumë frikë, kisha frikë edhe nga procesi”, tha ai.

Rikthimi i tij ishte në skenë me Ariana Grande në Coachella të vitit 2019.

“Kur dola në skenë me Ariana Grande, pashë reagimin e njerëzve kur u ngjita. Ajo më dha një lloj besimi të fortë dhe më kujtoi se kishte kaluar shumë kohë pa dalë në skenë. Ajo më kujtoi se kjo është ajo që unë nuk kam nevojë të ik prej saj, kjo është ajo që unë bëj”, transmeton PRIVE.AL.

Image result for justin bieber and ariana grande coachella 2019

Artikuj të ngjashëm