Së fundmi, Rita Ora ka qenë në vëmendje për albumin e saj EP dhe videoklipin për këngën “Bang” ku shfaqet me veshje kombëtare.
Më pas, gjatë ditës së djeshme ajo uroi për Pavarësinë e Kosovës me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, postim ky që u shpërnda nga mijëra qytetarë.
Vera Ora, nëna e këngëtares, shumë krenare por reagoi me modesti duke shpërndarë postimin e aktores Yllka Gashi, e cila kishte shkruar fjalët më të bukura për këngëtaren. “Ti je pasuria jonë kombëtare”, shkruan ndër të tjerash aktorja.
Ndërkohë, Vera Ora shkuan: “Jam e sigurt që rinia jonë janë të gjithë të mrekullueshëm”.
“Faleminderit për lëvdatat. Rita është e veçantë por jo më ndryshe se të rinjtë e tjerë shqëiptarë që përfaqëson ajo! Mu për këtë ajo krenohet me prejardhjen e saj! Qeshu rini qeshu”, përfundon nëna e këngëtares. /Prive.al