Ja ku po xhirohet klipi i ri i Mozzik dhe Elvanës!

By

Muaj më parë Prive përmes rubrikës javore të emisionit “E vërtetë, e pavërtetë” ju konfirmoi duetin e radhës në diskografinë shqiptare, atë të Elvanës dhe Mozzik.

Kënga ka kohë që është finalizuar por pa u kryer kishte mbetur një tjetër detaj i rëndësishëm – videoklipi.

E për xhirimin e tij, dy artistët kanë zgjedhur një lokacion përtej të zakonshmes.

View this post on Instagram

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa)

Teksa plot të famshëm shqiptarë po pushojnë në Dubai, Mozzik dhe Elvana krahas pushimit aty po e xhirojnë edhe klipin.

Kjo lihet të kuptohet nga vendet e njëjta nga ku kanë  postuar fotografi të dy artistët.

View this post on Instagram

A post shared by MOZZIK (@mozzik)

Pritja me gjasë nuk do jetë e gjatë deri në publikimin e këtij projekti muzikor. Tashmë është çështje javësh! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm