Venera Lumani i bashkohet Eneda Tarifës

By

Kënga përfaqësuese e Shqipërisë në Eurosong mund të jetë ‘gozhduar’ nga publiku për faktin se nuk iu duket krijim i fortë për konkurim ama për secilin detaj po përkujdesen ekipe të tëra.

Veshja, udhëtimet me helikopter, inçizimi i këngës në studio prestigjioze në Londër ishin disa prej piketave për të cilat ky krijim muzikor zuri vend në media.

E stafi duket se ka menduar edhe për përforcime shtesë që do t’i bashkangjiten performancës në skenë.

Vokale dytësore do shoqërojnë Enedën gjatë interpretimit në skenën e madhe të Stokholmit.

Një ndër emrat që tashmë është konfirmuar në këtë pozitë është ai i Venera Lumanit që përmes një shkrimi ka treguar emocionet e saj dhe privilegjin që do jetë pjesë e përfaqësimit të shtetit shqiptar në Suedi.

Megjithëse pritshmëritë në opinion janë pothuajse zero, historia ka dëshmuar se shpeshherë korrim suksese kur nuk e presim dhe e kundërta. Shpresojmë për më të mirën e mundshme. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm