Të ‘çmendur’ pas Erës. Ja çfarë bëhet në Tiranë! (VIDEO)

By

Koncertin debutues në Tiranë, Era Istrefi e pati vitin e kaluar mirëpo si për çdo sukses tjetër përfshirë atë ndërkombëtar, edhe fansat dhe pëlqyeshmëria atje është rritur me shpejtësi drite.

Sot kur këngëtarja gjendet në kryeqytetin shqiptar për të performuar me rastin e Ditës së Verës, pritja për të ka tejkaluar kufijtë e pritshmërive.

Turma të mëdha të fansave shihen pranë veturës ku gjendet Era, teksa ulërimat dhe prekjet në veturë nga emocioni i pakontrolluar e shoqërojnë nisjen e saj.

Për menaxhim të turmës, në videon e shpërndarë nga Era shihen edhe pjesëtarë sigurimi tejet të angazhuar që me vështirësi arrijnë të mbajnë rendin.

Videoja e mëposhtme tregon të tërën. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm